"Komuna e Prishtinës s'i ka paguar 2.5 milionë euro për fabrikën e ujit në Shkabaj"
Drejtori ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu në një intervistë për Telegrafi, ka folur për cilësinë ujit që konsumohet nga ujësjellësi si dhe për Fabrikën e ujit në fshatin Shkabaj.
Ai ka treguar se Komuna e Prishtinës ka marrobligime në vlerë prej 5 milionë euro për këtë fabrikë deri sa janëpaguar vetëm 2.5 milionë euro.
“Kostoja e kësaj fabrike ka qenë20 milionë euro, të cilat kanë qenë kredi e marrë nga banka gjermaneKfW, derisa 7 milionë euro prej tyre janë kthyer, 5 milionë euro i kadhuruar Qeveria e Kosovës dhe 5 milionë euro i ka premtuar Komuna ePrishtinës. Shpresoj që së shpejti do t’i takojmë kryetarin dhepërfaqësuesit e Komunës, për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje”, thaAbdullahu.
Ai ka folur edhe për kanalin e Ibër Lepencit, nga i cili furnizohen për ujë të pijes disa komuna.
Sipas tij, 50 kilometrat e këtij kanali të zbuluara, e vështirësojnëpërpunimin e ujit për konsumatorë, duke shtuar se turbullimi i ujitndodhë për shkak të reshjeve atmosferike.
Abdullahu ka treguar se aksioni për faljen e borxheve të konsumatorëve nuk ka rezultuarsuksesshëm edhe pse kanë grumbulluar 7 milionë euro.
“Për dy vite KRU-ja ka arritur që t’i kthejë 7 milionë euro kredi, nga kryerja eobligimeve të konsumatorëve. Kemi borxhe të akumuluara rreth 50 milionëeuro, sepse shumë konsumatorë me vite nuk kanë paguar fatura.Marrëveshjet më konsumatorë nuk po respektohen”, tha Abdullahu./Telegrafi/