Vazhdojnë aktivitetet "Ditët e Diasporës" në Drenas

GllogocPostuar: 16:36 / 28.07.2017

Në kuadër të shënimit të manifestimit “Ditët e Diasporës”, sot është mbajtur ekspozita e artistëve nga Komuna e Drenasit ne Qendrën Tregtare në Drenas, ku artist të ndryshëm kanë ekspozuar punimet e tyre nën përcjelljen e muzikës live, njofton InfoKomuna.

Me rastin e hapjes së ekspozitës, një vizitë e ka bërë edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Flutura Avdiu, të cilët e përcjellën nga afër këtë event të shënuar enkas për bashkatdhetarët tanë. Kryetari Lladrovci ka përgëzuar artistët për punimet e shfaqura ne këtë ekspozitë dhe inkurajoj që të vazhdohet me aktivitete të tilla që inspirojnë moshat e reja dhe pasurojnë zhvillimin e kulturës në vendin tonë.

Kujtojmë, se mbrëmë ne kuadër të “Ditës së Diasporës” është mbajtur shfaqja e filmave të metrazhit të shkurtër ne kinemanë verore në sheshin “Fehmi Lladrovci” të përcjellur me DJ për të rinjtë e Komunës së Drenasit. Po ashtu për nder të bashkatdhetarëve janë vendosur minishtëpiza prej druri të cilat kanë shërbyer qytetarët me pije freskuese.

Aktivitetet e kësaj dite do të përmbyllen sonte i cili fillon nga ora 19:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” me një koncert qendror artistik, ku do të përformojnë artistë të ndryshëm nga estrada jonë.
/InfoKomuna/