Sot nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2023 në Rahovec
RahovecPostuar: 00:14 / 11.05.2023
Sot, nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2023, një ngjarje e rëndësishme kulturore, që ka edhe përkrahjen e përvitshme të Komunës së Rahovecit.
Festivali që mbahet në fshatin Dejnë, organizohet në kuadër të manifestimeve dhe përkujtimeve të “Java e dëshmorëve”, nën përkujdesjen e Kryetarit të Rahovecit. Është një ngjarje që ngërthen vlerat kulturore dhe artistike të popullit tonë si dhe përkujton dhe nderon sakrificat monumentale të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Mirëseardhje secilit që i bashkohet edicionit të 22-të të festivalit, i cili hapet sot nga ora 19:00!
![](https://kod.zkm.mybluehost.me/repository/images/686_455/11_05_2023_4237627_anadrinia_2.jpg)
![](https://kod.zkm.mybluehost.me/repository/images/686_455/11_05_2023_6537341_anadrinia_3.jpg)