Kryetari Ramosaj mban takim për finalizimin e agjendës së aktiviteteve me rastin e 24 Marsit

DeçanPostuar: 15:05 / 20.03.2024

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me Këshillin Organizativ, së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të finalizuar agjendën e aktiviteteve në nderim e përkujtim të 24 Marsit të vitit 1998, të lavdisë e krenarisë kombëtare.

Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

“Mbajtëm takimin e radhës me Këshillin Organizativ, së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të finalizuar agjendën e aktiviteteve në nderim e përkujtim të 24 Marsit të vitit 1998, të lavdisë e krenarisë kombëtare.
Në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri dhe në përkujtim të 26 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit", betejës që bëri kthesën e historisë sonë nga familja Haradinaj.
Dhe njëkohësisht 24 Marsit të vitit 1999 të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
BR”
 

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.