Kryetari Xheladini vizitoi disa nga punimet në terren
DragashPostuar: 18:21 / 02.11.2023
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se së bashku me drejtorin e Buxhetit, Qamil Kolloni, dhe mbikëqyrësin e Projektit, Ylli Qafleshi, vizituan punimet që po kryhen në rrjetin e kanalizimit dhe në rrugët e fshatit Brezne, si dhe në rrjetin e tensionit të lartë në deponinë e mbeturinave në Trokan.
“Këto punime po kryhen me një dinamikë të shtuar dhe shpresojmë që falë kushteve të favorshme atmosferike të përfundojnë sipas planeve.” – ka shkruar kryetari Xheladini.



