Komuna e Fushë Kosovës përfituese e projektit në fushën e trajtimit të ujërave të zeza
Fushë KosovëPostuar: 17:03 / 01.03.2024
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, sot ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e NP "Batllava" dhe përfaqësues të KfW-së.
Në këtë takim janë shqyrtuar përgatitjet e fundit për zbatimin e projektit të madh për trajtimin e ujërave të zeza.
Ky projekt regjional do t'i jap zgjidhjen përfundimtare të gjitha nevojave për rrjetin kryesor të kanalizimit dhe kolektorëve në Komunën e Fushë Kosovës.
Projekti total për gjithë regjionin kap vlerën rreth 70 milionë euro dhe Komuna do të participojë me 2 milion euro.