Nisin punimet në renovimin e tërësishëm të shkollës “Zef Lush Marku” në Brekoc të Gjakovës

GjakovëPostuar: 13:22 / 19.03.2024

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se kanë nisur punimet në renovimin e tërësishëm të shkollës “Zef Lush Marku” në Brekoc, ku me këtë rast kryetari Gjini ka vizituar gjatë ditës së sotme këto punime.

Lidhur me këtë vizitë, kryetari Gjini ka shkruar:

“Sot, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Eranda Kumnova- Baçi, vizituam shkollën për të parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve.

Me një kosto prej 250 mijë euro nga buxheti komunal, do të bëhet riparimi i pjesëve të dëmtuara të shkollës, ku përfshihen: renovimi i kulmit, ndërrimi i dyerve dhe dritareve, fasada, instalimi i ngrohjes qendrore, rregullimi i oborrit, ndriçimi etj.

Bazuar në planin dinamik të punimeve, renovimi i objektit shkollor do të finalizohet në fund të verës.

Më gëzon tej mase fakti se nga viti i ardhshëm shkollor, nxënësit dhe kolektivi i kësaj shkolle do të zhvillojnë procesin mësimor në një objekt të kompletuar, me të gjitha kushtet për arsim cilësor.”
 

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...