Memorandum Mirëkuptimi në mes të KRU ”Prishtina ” dhe komunës së Graçanicës

GraçanicëPostuar: 16:21 / 14.06.2023

Gjatë ditës së sotme, u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi në mes të KRU ”Prishtina” dhe komunës së Graçanicës.

Memorandumi u nënshkrua nga nënkryetari i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti dhe kryeshefit ekzekutiv të KRU ”Prishtina”, Arsim Fetahu.

Qëllimi i lidhjes së këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është financimi i përbashkët i Projektit: “Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Kishnicë të Komunës së Graqanicës në vlerë totale prej 140,000.00. Nga shuma totale e Projektit, Qeveria e Kosovës do të participojë me shumën prej 100,000.00€, ndërsa Komuna e Graqanicës shumën prej 10,000.00€, si dhe KRU Prishtina SH.A. do të participojë në vlerë prej 15,000.00€.

Mbikëqyrja e kontratës do të kryhet nga të dyja palët e këtij Memorandumi, ku secili do të caktojë nga një person për mbikëqyrje të punimeve.

Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të realizohen gjithandej me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunat në zonën e shërbimit.

Çdo investim në infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza  po bëhet për mirëqenie të qytetarëve të vendit, për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...