Hani i Elezit nderon dëshmorët e kombit në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Hani i ElezitPostuar: 11:49 / 05.03.2024

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se sot, bashkë me përfaqësues nga ekzekutivi si dhe zyrtarë komunal nderuan sakrificën e Familjes Jashari.

“5, 6 dhe 7 marsi i këtij viti shënon 26 vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit dhe pjesëtarëve të familjes së tij.
Epopeja e UÇK-së shënon lavdimin, nderin dhe krenarinë tonë, duke e lidhur me luftën e familjes Jashari dhe sakrificën e tyre për të jetësuar ëndrrën shekullore të lirisë.
Homazhe u bën tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Prekaz dhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë.
Familja Jashari nderohet me lavdi të pashuar, duke bërë gjakun e tyre themel për shtetin tonë.
Lavdi!” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Ballazhi.
 

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...