Koordinatorët e cilësisë angazhohen për pajisjen e shkollave me teknologji digjitale në Komunën e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 11:09 / 12.02.2024

Në Komunën e Kaçanikut, është mbajtur një takim pune i koordinatorëve të cilësisë në nivel të shkollave të kësaj komune, ndërsa temë bosht ka qenë ngritja e cilësisë në shkolla, me theks mësimdhënia e avancuar përmes platformës digjitale.

Koordinatorët e cilësisë patën rastin të përcjellin nga afër një model të punës përmes platformës digjitale në Gjimnazin “Skënderbeu” të cilën e shpalosi koordinatori i këtij institucioni arsimor, Berat Berisha.

Ndërkaq, Enver Dalloshi koordinator i cilësisë në nivel komunal ka thënë se është synim i gjithë neve pajisja e të gjitha shkollave me teknologji digjitale me  qëllim të avancimit, lehtësimit dhe ngritjes së cilësisë në shkollat e Komunës së Kaçanikut.
 

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.