Kryetari Elezaj priti në takim komandantin e KFOR-it RC-W, Francesco Ferrara

KlinëPostuar: 19:43 / 26.02.2024

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se, kishte kënaqësinë që bashkë me nënkryetaren Marqe Selmanaj të presë në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, Francesco Ferrara.

Lidhur me këtë takim, ndër të tjera kryetari Elezaj ka shkruar:

“Komandantin Ferrara e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që kemi me KFOR-in në projekte të ndryshme.

Bashkëbiseduam për gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi si dhe sfidat e synimet e përbashkëta dhe për fushat e bashkëpunimin në të ardhmen.

Po ashtu, e informova atë me zhvillimet e përgjithshme në Klinë, projektet dhe investimet që po realizohen si dhe ato të planifikuara.”
 

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.