Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në renovimin efiçient të shkollës fillore “Vëllezërit Domaneku” në Topliqan

LipjanPostuar: 12:05 / 16.04.2024

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, ka vizituar punimet për renovimin e tërësishëm efiçient të shkollës fillore “Vëllezërit Domaneku”, në Topliqan.

Njoftimi i plotë i kryetarit Ahmeti:

“Gjatë ditës së sotme vizitova punimet për renovimin e tërësishëm efiçient të shkollës fillore “Vëllezërit Domaneku”, në Topliqan, me këtë investim po krijojmë kushte dhe ambiente efikase për shkollat moderne të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Ky investim është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për nxënësit e kësaj shkolle, por ne do të vazhdojmë edhe në shkolla të tjera si në Rufcin e Vjetër, Shalën ku me investime në efiçencë po krijojmë ambienteve të përshtatshme për nxënësit tanë.”
 

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.