Filloi ndërtimi i segmentit rrugor që nis nga rrethi i madh të Lagjja e Gurit e deri të Stadiumi i qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë filluar punimet në ndërtimin dhe rregullimin e e segmentit rrugor që nis nga rrethi i madh të Lagjja e Gurit e deri të Stadiumi i qytetit “Liman Gegaj”.
Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:
“Punët e mira nuk kanë të ndalur.
Një nga investimet më të rëndësishme që ndikon në zhvillimin dhe zgjerimin e qytetit të Malishevës, është projekti i segmentit rrugor që nis nga rrethi i madh të lagja e gurit e deri të stadiumi i qytetit “Liman Gegaj”, që përdoret edhe si transit i qytetit.
Është lajm i mirë që tashmë ka nisur puna intensive nga kompania punëkryese, ku është duke u ndërtuar infrastruktura nëntokësore, që përfshin kanalizimin fekal dhe atmosferik, për t’i hapur më pas rrugë procesit të asfaltimit, së bashku me trotuarin dhe ndriçimin publik.”
