Kryetari Kastrati priti gratë malishevase me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas

MalishevëPostuar: 12:12 / 08.03.2024

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me rastin e 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, priti gratë malishevas, pensioniste, të punësuarat në administratën komunale, në arsim, shëndetësi, organizata joqeveritare dhe të biznesit privat.

Kryetari Kastrati, fillimisht ju uroj mirë se ardhje dhe i përgëzoi për ditën e tyre, ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsin, dhe vazhdoi, kjo ditë është,  ditë  e rëndësishme për ju , që nga familja, rrethi, shoqëria, institucionet ku punoni dhe kontribuoni me profesionalizmin tuaj, në arsim, kulturë, shëndetësi, administratë, sport, njëkohësisht edhe  në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, sikurse që keni dhënë, kontribut të madh në  luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.  Sot ju po i jepni vendit një frymë të re në  zhvillimin dhe ndërtimin në të gjitha sferat e jetës, prandaj ju jam mirënjohës dhe i gatshëm për mbështetje institucionale.

Në këtë takim, gratë rrëfyen histori të shkurtëra nga puna e tyre nëpër kohët që kanë bërë, vështirësitë që kanë kaluar dje, si dhe folën sot, për kushtet që ofrojnë institucionet tona shtetërore, qendrore  e lokale për mundësitë e investimeve në të gjithë dikasterët e shoqërisë dhe vendit e që janë të pakrahasueshme dhe shumë të favorshme se sa në të kaluarën, vetëm duhet punë, angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional dhe publiko privat.
 

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.