Kryetari Kastrati priti në takim komandantin e KFOR-it italian, kolonelin Francesco Ferrara

MalishevëPostuar: 16:59 / 11.03.2024

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it italian në Kosovës, për Rajonin e Perëndimit, Francesco Ferrara.

Në këtë takim, kryetari Kastrati dhe koloneli Ferrara kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, bashkëpunim, i cili u vlerësua lartë nga të dy palët.


Kryetar Kastrati, e ka falënderuar kolonelin Ferrara dhe KFOR-in në përgjithësi, për kontributin e dhënë në Kosovë dhe në Malishevë në veçanti.
 

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.