Kryetari Kastrati takon ekipin komunal të Performancës
MalishevëPostuar: 14:40 / 14.03.2024
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot takoi ekipin e performancës komunale, ku nga koordinatori, Arsim Morina, u njoftua për ecurinë e punës dhe sistemimin e të dhënave nga zyrtarët e performancës për fushat e kërkuara dhe sipas treguesve, prej drejtorive dhe sektorëve.
Në këtë takim të parë pune, kryetari Kastrati, kërkoi nga gjithë ekipi i zyrtarëve të performancës komunale që të janë të angazhuar dhe brenda afatit ligjor t'i sistemojnë të dhënat dhe dokumentet e duhura të kërkuara nga MAPL-ja.
Edhe zyrtarët, raportuan se deri më tash kanë sistemuar në sistemin e performancës dhe plotësuar pjesën më të madhe të treguesve si dhe u shprehen të gatshëm, që brenda afatit ligjor të mbarojnë me sistemimin e të dhënave.
