Po vazhdon intensivisht puna në realizimin e projektit për Malishevën Urbane
MalishevëPostuar: 10:36 / 07.02.2024
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrema Kastrati, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se po zhvillohet një punë intensive për realizimin e projektit për Malishevën Urbane.
Kryetari Kastrati, ndër të tjera ka shkruar:
“Projekti më madhor në gjithë historinë e zhvillimit të Malishevës, ky i sheshit bashkë me parkingun nëntokësor dhe pjesët tjera përcjellëse, tashmë është duke u realizuar jashtëzakonisht mirë, me punë cilësore e me standarde të kohës.
Kënaqësi të shohësh nga afër këtë punë të madhe që është duke u bërë në transformimin e qytetit tonë, dhe kjo po bëhet falë përkushtimit të madh të qeverisjes sonë komunale, si dhe punës efikase që deri më tani ka bërë operatori ekonomik.”



