Zvarritet kompensimi i dëmeve nga vërshimet në Mamushë

MamushëPostuar: 10:59 / 25.10.2018

Autoritetet komunale të Mamushës presin që niveli qendror t’i kryejë në afatin sa më të shkurtër kohor procedurat për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në bujqësi e amvisëri.

Sipas tyre, vlera e këtyre dëmeve është 2.5 milionë euro, me ç’rast më të prekurit nga vërshimet e muajit gusht kanë qenë bujqit, pasi që vlera e dëmeve në këtë sektor kap shumën prej 2.3 milionë eurove, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për kompensimin e dëmeve në këtë komunë, por pritet vendimi i Ministrisë së Financave rreth mundësive buxhetore.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniq, të mërkurën ka bërë të ditur se raporti për dëmet në bujqësinë dhe amvisëritë e kësaj komune është dërguar në Qeveri. “Vlera e dëmeve në bujqësi është mbi 2.3 milionë euro, derisa te 44 amvisëritë është më pak se 200 mijë euro”, ka thënë Krasniq.

Ai ka theksuar se edhe zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë kanë ardhur në Mamushë për vlerësimin e dëmeve në këtë sektor, me ç’rast është konstatuar vlera e përafërt e dëmeve.

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...