Mbahet mbledhja e 29-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

MitrovicëPostuar: 17:05 / 12.03.2024

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 29-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Në fillim të kësaj seance, kryesuesja Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan rendin e ditës të thirrur për këtë seancë.

Në vazhdim u miratuan këto pika: Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara; Plani i Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024; Projekt-Plani i veprimit për parandalimin e braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024-2026.

Ndërsa pikat e rendit të ditës; Projekt-Plani komunal për shërbime sociale në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Kërkesa e Sindikatës së të Punësuarve në Komunën e Mitrovicës për mbështetje financiare dhe Raport i Punës së Drejtorisë për Shëndetësi për periudhën janar-dhjetor 2023 do të diskutohen në mbledhjen e radhës.
 

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.