Tashmë 3 e-kiosqe të reja në Komunën e Mitrovicës
MitrovicëPostuar: 18:28 / 29.02.2024
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se tashmë janë funksionalizuar 3 e-kiosqe të reja në këtë komunë, të cilat do të mundësojnë shërbime më të lehta për qytetarë.
Njoftimi i plotë i kryetarit Hamza:
“3 E-Kiosqe të reja në Mitrovicën tonë!
Të dashur qytetarë,
Tanimë ju do të keni qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në dokumentet e juaja në Shipol, Iliridë ( tek Stacioni i autobusëve) dhe në Tunelin e parë.
E-kiosqet janë të teknologjisë së fundit dhe janë në shërbimin tuaj 24/7.”



