Artanë: Rruga u shemb, pamundëson punën e minatorëve

NovobërdëPostuar: 15:31 / 14.01.2021

Rruga që çon minatorët e Artanës është dëntuar rëndë nga vërshimet si pasojë e reshjeve të fundit që kanë rënë para tre ditësh.

Si pasojë ata nuk po kanë mundësi të shkojnë në vendet e tyre të punës, pasi është rruga e vetme.

Për këtë shkak Sindikata e kësaj ndërmarrje kanë reaguar duke i kërkuar menaxhmentit të Trepçës, gjetjen e zgjidhjeve nëpërmjet rrugëve dytësore.

“Rruga Prekofc-Fllataci-Krilevë është shumë e dëmtuar dhe është e pakalueshme për çfarëdo mjeti transportues. Kjo është rruga kryesore ku punëtorët e Minierës së Artanës shkojnë në punë dhe siç po shihet edhe në foto duhet shumë kohë që kjo rrugë të bëhet e kalueshme, prandaj menaxhmenti i Trepça sh.a duhet të bëjë një zgjidhje që punëtorët të dërgohen në punë përmes rrugëve dytësore ose rrugët më të largëta që të dërgojnë deri të Miniera që puna në Minierë mos të ndërpritet. Ne si punëtorë të Minierës jemi në gjendje që të sakrifikojmë për çfarëdo që ka nevojë vetëm që puna të fillojë sa më shpejtë ME FAT”./KlanKosova/


KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.