Lirohen nga akuza zyrtarët e kadastrit në Novobërdë

NovobërdëPostuar: 14:12 / 03.12.2018

Selatin Beqiri dhe Rrahim Ahmeti nga Novobërda u liruan nga akuza në Gjykatën Thermelore të Gjilanit.

Ata akuzoheshin se me veprimet e tyre, njëri si shef e tjetri si zyrtar i Drejtorisë së Kadastrit në komunën e Novobërdës, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Trupi gjykues në përbërje nga gjyqtarët Agim Ademi kryetar, dhe Rilind Sermaxhaj e Gazmend Ajvazi anëtarë, njoftuan se nga administrimi i provave gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është provuar se të pandehurit në fjalë kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, raporton kallxo.com.

Në aktakuzën e prokurorisë përfaqësuar nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se të pandehurit Selatin Beqiri duke shfrytëzuar detyrën e tyre në bashkëkryerje kanë kryer veprën keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sepse duke tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër – Ekrem Behluli nga Novobërda në atë mënyrë që në bazë të kërkesës së ushtruar nga ky i fundit e në kundërshtim me një udhëzim administrativ për zbatimin e Ligjit për themelimin e regjistrit për të drejtat në pronën e paluajtshme, kanë bërë regjistrimin e pronës përkatësisht ndërrimin në operatin kadastral për ZK Koretishtë, në librat katastrale për ngastrën nr. 3951/2 në sipërfaqe prej 2858 metra katrorë nga i dëmtuari Bekim Mustafa në emër të Ekrem Behlulit duke u thirrur në aktvendimin mbi revizionin i cili vendim çështjen civile lidhur me këtë pronë e ka kthyer në rigjykim por që ushtruesi i kërkesës Ekrem Behluli sipas këtij aktvendimi nuk ka qenë bartës i të drejtës së pronës së paluajtshme të kërkuar për regjistrim në emër të tij dhe me këtë të pandehurit i kanë shkaktuar dëme material të dëmtuarit Bekim Mustafa në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura mund të ushtrojnë ankesë në gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh nga pranimi i këtij vendimi.

Të NgjajshmeGjendet i vdekur një person në Novobërdë Pezullohen tre zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë Tahiri, Papadopoulou e O’Connell vizitojnë Institutin e Mjekësisë Ligjore Kthehet në rigjykim rasti i zyrtarëve të komunës së Drenasit Kandidati i LDK-së për Novobërdën dënohet me 3100 euro Kandidatët për kryetar të Novobërdës premtojnë zhvillim.

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...