Po shkon drejt përfundimit rregullimi i hyrjes së Prishtinës nga Gollaku

PrishtinëPostuar: 13:40 / 15.04.2024

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka njoftuar se janë në përfundim e sipër të rregullimit të hyrjes së Prishtinës nga Gollaku i bukur.

Drejtori Xhaferi, ndër të tjera ka shkruar:

“Jemi duke asfaltuar shtegun e biçiklistëve, duke i finalizuar trotuare në të dy anët e rrugës, do ta gjelbërojmë dhe çështje ditësh asfaltimi final i saj. Do ti japim një perspektivë të re, hyrjes së Prishtinës nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës!
Në muajin maj do ta tenderojmë vazhdimin e këtij projekti me katër korsi, në drejtim të Gollakut
Nga projekti, në projekt!”
 

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.