Kryetari Latifi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik - PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur”

RahovecPostuar: 12:01 / 16.04.2024

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me “Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik - PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur”.

Lidhur me këtë marrëveshje, kryetari Latifi ka shkruar:

“Së bashku me drejtorin, z. Valentin Hoxha, nënshkrova memorandum bashkëpunimi, për zbatimin e projektit “INTEGRA - Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave, të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”, që synohet integrimi social dhe ekonomik në vendin e origjinës të të kthyerve, që do të kenë një perspektivë për të qëndruar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, që do t’u mundësojë atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.
Ne si komunë mbetemi të përkushtuar në fuqizimin dhe mbështetjen e tyre, në mënyrë që të rritet mirëqenia e tyre.”
 

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...