UNMIK-u dhuron një veturë komunës së Ranillugut

RanillugPostuar: 17:15 / 26.01.2017

Nënkryetari i Komunës, Vladica Aritonovic sot në zyrën e UNMIK-ut në Prishtinë nënshkruan një kontratë për pranimin e donacioneve të automjeteve për komunën e Ranillugut.

Me këtë gjest, misioni i OKB-së ka për qëllim të lehtësojë komunës kryerjen e detyrave dhe të sigurojë shërbimet e nevojshme.

Ranillugu do të përpiqet të bashkëpunojë me të gjitha organizatat ndërkombëtare, si dhe për të shfrytëzuar fondet e dhuruara për qëllim të mbështetjes dhe ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e saj, u shpreh nënkryetari Aritonovic./InfoKomuna/

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.