Edhe Kosharja me fushë futbolli
FerizajPostuar: 19:08 / 08.09.2023
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se tashmë edhe fshati Koshare është bërë me fushë futbolli.
Kryetari Aliu ka thënë se: “Krijimi i kapaciteteve të reja të infrastrukturës sportive është misioni ynë duke ofruar kushte për stërvitje e ndeshje sportive për qindra sportistë ferizajas. Edhe fshati Koshare u bë me fushë sporti si rrjedhojë e investimeve tona në krijimin e hapësirave sportive në fshatra.”



