Finalizohet edhe një terren sportiv në Komunën e Gjakovës
GjakovëPostuar: 10:15 / 27.12.2023
Edhe një terren sportiv i finalizuar në komunën e Gjakovës, financim ky nga Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
“Nga tani e tutje, kjo hapësirë atraktive e ndërtuar në oborrin e shkollës “Zekeria Rexha”, do t'iu shërbejë nxënësve të këtij institucioni arsimor por edhe fëmijëve të lagjes.
Projekte si ky, të cilët i shërbejnë jetës në komunitet, do të realizohen edhe në vitin 2024.” – thuhet në njoftimin e kësaj komune.
