Reforma shtetërore të jetë e guximshme dhe strategjike
Postuar: 12:13 / 16.04.2018
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka kërkuar që reforma shtetërore të jetë e guximshme, afatgjatë dhe strategjike.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka pranuar se administrata në vendin tonë ka të meta.
Sipas tij, ka shumë pabarazi në hierarki institucionale, funksione publike dhe në paga. Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se nuk do të ketë kurrfarë koncesionesh në këtë proces.
Sipas tij, asociacioni do të jetë në plotësi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Drafti apo statute që do të hartohet do t’i dërgohet për vendim final Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila do të bëjë vlerësimin kushtetutshmërisë”, ka thënë Tahiri.