Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili
GllogocPostuar: 14:37 / 03.05.2024
Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Shtuticë, ku gjithashtu pushon dëshmori Halili.
Kujtojmë se, Nystret Halili ra dëshmor më 3 Maj të vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes, Shtuticë, ku gjithashtu kishte qenë mësues në shkollën e këtij fshati.
Lavdi të gjithë dëshmorëve!
![](https://kod.zkm.mybluehost.me/repository/images/686_455/03_05_2024_8630621_homazhe_shtutice_2.jpg)
![](https://kod.zkm.mybluehost.me/repository/images/686_455/03_05_2024_5287241_homazhe_shtutice_3.jpg)