Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Gjakovës

GjakovëPostuar: 14:05 / 18.04.2024

Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit Arbënesha Kuqi, është mbajtur mbledhja e katërt për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

Fillimisht, u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së kaluar të mbajtur më datë 14.03.2024.

Më pas, u prezentuan dhe u votuan për diskutim të mëtejshëm në mbledhjen e Asamblesë Komunale, pikat si më poshtë:

-Informata financiare e Komunës së Gjakovës për periudhën Janar-Mars 2024;
-Informata lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve në sezonin dimëror dhe
-Informata për ndriçimin publik në komunën e Gjakovës.

Për të gjitha këto pika, pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë, i’u përgjigjen Drejtori për Infrastrukturë Shkumbin Kastrati, Drejtori për Shërbime Publike Nikollë Lleshi dhe Zyrtari i Lartë i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Gani Rama.
 

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.