Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme

LipjanPostuar: 14:08 / 07.05.2024

Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet në vijim gjithësejtë 370 mijë euro nga MMPHI në bashkëfinancim me Komunën e Lipjanit e cila do të mbuloj vlerën tjetër mbi shumën e financimit nga ministria.

Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Aliu për mbështetjen në drejtim të realizimit të këtij projekti, duke thënë se ky projekt i rëndësishëm dhe më se i nevojshëm do të lehtësoj qarkullimin për qytetarët e asaj pjese të regjionit.

Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij për kohëzgjatjen e realizimit të këtij projekti për tri vitet e ardhshme duke e ditur edhe rëndësinë e tij dhe se ndarja e vetëm 70 mije euro për vitin 2024 e zvarrite këtë projekt tepër të nevojshëm.
 

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...