Lëkundje tërmeti në Tiranë
Në orën 16:04 minuta një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter tronditi zonën e Tiranës, sipas faqes EMSC, të Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmiologjisë.
Pak ditë më parë një seri tërmetesh me epiqendër Malësinë e Madhe tronditën veriun e Shqipërisë me magnitudë që varioi deri në 4.2 të shkallës Rihter.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti pati si epiqendër Burrelin dhe ishte i një thellësie prej 11 kilometrash.
Lëkundjet e tërmetit të sotëm në fakt përkojnë me ato të dy viteve më parë pasi më 21 shtator 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit sipas IGJEUM, ku lëkundjet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter plagosën dhjetëra qytetarë dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale në zonën e Shqipërisë së mesme.