Përfundoi ndërtimi i sallës së sporteve në shkollën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj
FerizajPostuar: 14:33 / 25.11.2023
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se ka përfunduar salla e sporteve tek shkolla "Astrit Bytyçi".
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
Kapaciteteve infrastrukturore sportive në Ferizaj i shtohet edhe salla e sapopërfunduar e sporteve tek shkolla "Astrit Bytyçi" në qytet një hapësirë e re kjo, me kushte moderne për zhvillimin e sportit nga nxënësit e sportistët ferizajas.






